
Papu Gomez bëhet me skuadër të re. Sulmuesi argjentinas largohet kështu nga Atalanta pas përplasjes me trajnerin Gasperini. Klubi zikaltër vendosi ta nxirrte në merkato pas problemeve me trajnerin dhe ditën e sotme është arritur akordi Gomez-Sevillia.
Argjentinasi do të luajë në Spanjë deri në fund të sezonit, ndërsa Sevillia do të ketë të drejtën e blerjes. Gomez do të udhëtojë ditën e nesërme në Spanjë ku do të bëhet edhe prezantimi zyrtar. Lajmi bëhet me dije nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano që e bën fakt të kryer kalimin e Gomez te Sevilia.
Papu Gomez joins Sevilla on a permanent deal from Atalanta, confirmed and here we go! Total agreement reached, tomorrow he'll be in Spain. #Sevilla #Papu #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 25, 2021