Jordan Veretout do të mbërrijë sot në mbrëmje në Francë. Lojtari i Romës ka arritur marrëveshjen me Marseille për t’u bërë pjesë e francezëve për sezonin e ri futbollistik. Akordi është gjetur mes lojtarit dhe klubit.
Fabrizio Romano bën me dije se francezët do të paguajnë 11 milionë euro për shërbimet e tij, 4.5 milionë euro bonuse. Sipas tij marrëveshja është arritur dhe tashmë po planifikohen vizitat mjekësore.
“Olympique Marseille do të paguajë një tarifë prej 11 milionë eurosh plus 4.5 milionë euro shtesë. Marrëveshja e përhershme u arrit dhe po planifikohen vizitat mjekësore. Veretout do të jetë në Marsejë për të zyrtarizuar akordin”, shkruante gazetari i njohur. “Olympique Marseille do të paguajë një tarifë prej 11 milionë eurosh plus 4.5 milionë euro shtesë. Marrëveshja e përhershme u arrit dhe po planifikohen vizitat mjekësore. Veretout do të jetë në Marsejë për të zyrtarizuar akordin”, shkruante gazetari i njohur.