Memphis Depay mund të quhet futbollisti më i ri i Atletico Madrid. Konfirmimi vjen nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, që zbulon se ka një marrëveshje totale mes madrilenëve, sulmuesit dhe Barcelonës. Katalanasit do të përfitojnë një shumë simbolike 3-4 milionë euro pasi kontrata e Depay skadon në qershor.
Sulmuesi hollandez do të udhëtojë ditën e nesërme në Madrid për vizitat mjekësore dhe më pas të nënshkruajë kontratën që do e mbajë të lidhur me “Los Colchoneros” deri në qershor të 2025-sës. Përflitej për një shkëmbim me Yannick Carrasco apo Joaquin Correa të Interit por deri tani nuk ka asgjë konkrete.
Poll