
Duke ditur që në fillim të kësaj merkatoje që Lucas Hernandez do të largohet dhe me një Pavard në mëdyshje, skuadra e Bayern Munich ka qenë në ndjekje të një qendërmbrojtësi.
Ekipi gjerman ka rreth 2-javë që ka rënë dakord për kushtet personale me mbrojtësin korean të Napolit Kim Min-jae dhe tashmë gjithçka duket drejt fundit.
Mbrojtësi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Bayernin këtë javë, më saktësisht është planifikuar për të mërkurën. Gjermanët do të paguajnë klauzolën e lirimit tek Napoli dhe më pas transferimi i lojtarit në “Allianz Arena” do të kryhet me një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028-të.
Poll