Interi ka bërë goditjen e parë për merkaton e janarit. Malang Sarr do të jetë afrimi i parë për skuadrën zikaltër në merkaton e janarit dhe çdo gjë është mbyllur. Mbrojtësi francez është në pronësi të Chelsea dhe do të vijë te Interi në formë huazimi me të drejtë blerje për 15 milionë euro.
Mediat italiane bëjnë me dije se lojtari ndodhet në Milano dhe do të firmosë shumë shpejtë me zikaltërit. Duke parë që Ranochia, Kolarov dhe D’Ambrosio nuk japin shumë siguri, Inzaghi ka kërkuar një mbrojtës të ri dhe drejtuesit e skuadrës kanë mbyllur tratativat me Chelsea. 22-vjeçari nuk ka gjetur hapësira te skuadra angleze e për këtë arsye kanë dhënë “ok” që lojtari të largohet për të nisur një tjetër aventurë.
