Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E KRYER/ Idhulli i tifozërisë së Partizanit prezantohet në Shkodër pas Europës

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Idhulli i tifozërisë së Partizanit prezantohet në

Egzon Belica do të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin e ri futbollistik. Burime të besueshme pranë klubit shkodran bëjnë me dije që drejtuesit kuqeblu kanë gjetur gjuhën e përbashkët me qendërmbrojtësin. Ai do të vijë në Shqipëri pas Kupave të Europës për të nisur menjëherë nga puna me shkodranët.

Akordi është arritur dhe pritet vetëm hedhja e të "zezës mbi të bardhë". Ish lojtari i Partizanit që u shndërrua në idhullin e tifozërisë së kuqve, tashmë rikthehet sërish në Superiore, por këtë herë për Vllazninë rivale.

Egzon Belica ka eksperiencë të madhe në futbollin e luajtur, por edhe në Shqipëri. 32-vjeçari nga Struga ishte pjesë e Prishtinës në sezonin që lamë pas. Ai u aktivizua në vetëm 18 ndeshje me bardhekaltërit duke mos qenë preferencë e parë për kryeqytetasit. E në këto kushte ka zgjedhur të fillojë një tjetër aventurë në Shqipëri.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga