
Etrit Berisha më në fund i jep zgjidhje çështjes së të ardhmes së tij. Gardiani i Kombëtares shqiptare do të largohet më në fund nga Torino dhe pritet të zyrtarizohet në Turqi te Fatih Karagumruk. Këtë sezon, 34-vjeçari nuk ka prekur për as edhe një minutë fushën e blertë me klubin e tij pas problemeve me trajnerin Juric.
Mediat në Turqi raportojnë se Karagumruk ka mbyllur marrëveshjen si me klubin italian ashtu edhe me lojtarin dhe mbetet vetëm zyrtarizimi nga klubi. Një lajm shumë i mirë ky për Berishën që do të marrë më në fund minutat e tij.
Gëzon edhe Kombëtarja shqiptare teksa mungesa e aktivizimit të Strakoshës e Berishës ishte një çështje delikate për Sylvinhon.
Poll