Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E KRYER/ Erzeni përforcon mbrojtjen, goditja e rradhës vjen nga Argjentina

Shkruar nga NEWSPORT

Erzeni po punon me xhiro të shpejta për të përfunduar me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Teksa kanë mbetur vetëm 4 ditë nga nisja e Superiores, shijakasit kanë ende boshllëqe në organikë. Njëjtë si vitin e fundit, drejtuesit duket se do të provojnë të mbyllin gjithçka në kohë rekord.

Nën drejtimin e Alfred Deliallisit, në Tofik Jashari po stërvitet grupi me shumë fytyra të reja dhe më i fundit që pritet t’ju bashkohet do të vijë nga Argjentina. Federico Acosta është emri i piketuar nga klubi shijakas, mëson 'Futbolli në Shqipëri'.

27-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes dhe gjatë karrierës ka provuar eksperienca në vendlinde, Gjibraltar, Itali e së fundmi në Maqedonia me AP Brera. Lojtari ka akord paraprak me Erzenin dhe pritet zyrtarizimi së shpejti. Në rrjetin e tij social Instagram, ai ka ndarë një foto ku tregon me figurina se do të udhëtojë nga Argjentina në Shqipëri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga