Gabriel Magalhaes është goditja e dytë e Chelsea për sezonin e ri. Pasi kanë siguruar zyrtarisht shërbimet e Ziyech nga Ajax, blutë e Londrës kanë gjetur akordin me një tjetër lojtar.
Siç raportojnë mediat në Angli, Lille ka pranuar ofertë e skuadrës angleze për të marrë shërbimet e mbrojtësit brazilian. 22-vjeçari prej dy sezonesh luan në Francë dhe do të shkojë te Chelsea për 35 milionë euro.
Zyrtarizimi nuk është bërë ende nga klubet, por mediat shprehen të sigurta se Gabriel Magalhaes do të jetë një futbollist i Chelsea sezonin tjetër.

Poll