Izmir Smajlaj do përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike, Tokyo 2021. I shtyrë me një vit për shkak të pandemisë, Tokyo do mirëpresë mijëra sportistë që nga 23 korriku deri në 8 gusht do garojnë në disiplina të ndryshme.
KOKSH në Shqipëri ka bërë me dije se atleti Smajlaj do jetë pjesë e sportistëve që do kërkojnë medalje nën flamurin kuqezi, në disiplinën e kërcimit së gjati. Më herët nga Shqipëria u konfirmuan atletja Luiza Gega dhe peshëngritësit Calja dhe Erkand Qerimaj.
Njoftimi:
TOKYO TEAM ALB
Zyrtarizohet edhe nje sportist tjeter ne ekipin Olimpik shqiptar qe kane marr ftese per ne Tokyo 2020
IZMIR SMAJLAJ
ATLETIKE
Kercim se gjati