
Festa është legjitime për Napolin. Barazimi 1-1 me Udinesen në trasnfertë i dhuroi edhe titullin e tretë në histori skuadrës napolitane. Një histori suksesi për Napolin e këtij sezoni, që mposhti çdo kundërshtar që i doli përpara.
33 vite pritje për të parë tifozët të shpërthejnë në “Diego Armando Maradona”, ku me mijëra ishin mbledhur për të parë ndeshjen në ekranet e mëdhenjt. Bashkë me tifozët në “Maradona” ndodhej dhe Aurelio De Laurentis, i cili padiksutim është shumë i lumtur dhe i emocionuar, i cili falënderoi të gjithë për mbështetjen ndaj skuadrës.
“E kishim premtuar se do të fitonim dhe fituam të gjithë së bashku. Faleminderit. Fituam të gjithë së bashku dhe tani të dielën me Fiorentinën jemi të gjithë këtu për festën e madhe. Faleminderit sërish të gjithëve. Sot është kulmi i një pritjeje që zgjati 33 vjet. Kur mbërrita këtu thashë se do të duheshin 10 vjet për të shkuar në Evropë. Premtimi u mbajt paraprakisht. Pastaj thashë se do të fitonim Scudetton brenda 10 viteve dhe ne ia dolëm përpara. Tani qëllimi është ta fitojmë dhe ta fitojmë përsëri. Na mungon Liga e Kampionëve.
Ky ekip ishte i rënduar me përgjegjësi, ne kishim nevojë për ajër të pastër dhe aftësi për të fluturuar lart si grup dhe jo si individë që vozisnim si frena. Projekti nuk ndalet kurrë, sot është një pikënisje dhe jo një pikë fundore.
Nis përsëri me Spallettin. Është kampionati i Cavanit, Lavezzi, Quagliarella, Higuain. E kemi ndërtuar ndër vite, sepse siç thonë francezët, je n'ai rien de regretter", komentoi presidenti.