Roberto Firmino është prej kohësh një nga lojtarët e shumë kërkuar tek Juventus. Sulmuesi brazilian prej 6 vitesh është pjesë e Liverpool dhe mesa duket ndjen dashuri për këtë ekip. “E dua këtë ekip, qytet dhe fansat. Jam këtu në Liverpool dhe dua të qëndroj” është shprehur Firmino.
Ulje ngritjet në karrierë kanë bërë që të përflitet për një largim të mundshëm, pasi ofertat nuk kanë munguar në drejtim të 30 vjeçarit. Juventus ka kërkuar shërbimet e tij por në asnjë moment nuk ka pasur një ofertë zyrtare nga klubi. Tashmë duket çdo gjë e mbyllur pasi lojtari me fjalët e thëna u mbyll deren ekipeve të tjera.