Frank Kessie nuk ka mundur dot të kthehet në një pikë referimi për skuadrën e Barcelonës, teksa ish-lojtari i Milan po luan sezonin e parë në “Camp Nou”.
Largimi i mesfushorit nga Barça duket se do jetë gjatë merkatos së verës, teksa Interi kërkon shërbimet e tij. Në lidhje me këtë ka folur vetë lojtari ku ka deklaruar se nuk e mendon një largim nga “Camp Nou”.
“Një transferim te Inter? Kur sheh emrin tënd në afatin kalimtar dhe të lidhur me një klub tjetër do të thotë se ke bërë mirë.
Mua më vjen mirë sepse jam pjesë e mesfushës së Barcelonës, kam debutuar me katalanasit dhe kjo nuk është pak.
Jam i lumtur për interesimin dhe ka skuadra që më kërkojnë. Por kam firmosur një kontratë 4-vjeçare dhe ndjehem pjesë e Barçës. Synoj të mbetem pjesë e tyre për shumë vite”, ka deklaruar për mediat spanjolle Kessie.