Dashuria për skuadrën e zemrës nuk njeh limit e këtë na e tregon më së miri një nga personazhet e njohur në fushën e medies, Rezarta Delisula. Zëvendëse kryeredaktoja e GAZETËS SHQIPTARE, asnjëherë s'e ka fshehur dashurinë për ekipin e zemrës, madje së fundmi i ka dhënë jehonë deri në Kinë. Sigurisht si goc 'Tirone', s'mund ta harrojë kudo që ndodhet ngjyrat e ekipit me të cilin është rritur. Gazetarja ka qenë prezente shumë herë në stadium duke ndjekuar skuadrën e Tiranës së bashku me familjen e saj dhe këtë gjë e ka treguar edhe nga fotot që ka shpërndarë në Facebook e saj.
Ka provuar të shijojë disa herë titullin kampion, ka qarë e qeshur nga lumturia për skuadrën kryeqytetase. Ka qenë prezente shumë herë në stadium duke ndjekuar skuadrën e Tiranës së bashku me familjen e saj dhe këtë gjë e ka treguar edhe nga fotot që ka shpërndarë në Facebook e saj.
E kësisoj ka menduar të shpërblejë emocionet e përjetuara teksa ka veshur fanelën e tifozëve "Tirona Fanatics" te Muri Kinez. E mrekullueshme! "Me ty u linda, me ty u rrita, vetëm Tiron n'stadium bërtita", shkruhet në fanelën që mban veshur gazetarja Delisula.
