Romelu Lukaku i është përgjigjur agjentit të tij Federico Pastorello, në zërat për t’u larguar nga Chelsea. Sulmuesi mesa duket nuk i ka pritur aspak mirë deklaratat dhe për këtë ka reaguar në rrjetet sociale. Lukaku thotë ndër të tjera se askush nuk ka të drejtë të flasë në emër të tij. Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë.
“Kurrë nuk do lë dikë të flasë për mu… E mbajta gojën mbyllur duke u fokusuar të ndihmoj skuadrën dhe të mbaroj sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu nëse dikush po përpiqet të thotë diçka për mua dhe klubin… Jo në emrin tim. RL”, shkruan Lukaku në Instagram. Kujtojmë se belgu nuk po kalon një sezon të mirë në kampin londinez dhe kjo mund të ketë qenë indicja e agjentit për të folur, megjithatë nuk është pritur aspak mirë nga 29- vjeçari.
