Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

E dyta në garën e Gjermanisë, Luiza GEGA zgjidhet atletja europiane e muajit

Shkruar nga NEWSPORT

Luiza Gega është renditur e dyta në garën e Dortmundit për salla të mbyllura, duke marrë një tjetër rezultat pozitiv në karrierën e saj. Në garën e 3000 metrave, Gega e kaloi finishin me kohën 8 minuta, 52 sekonda e 59 të qindtat, duke lënë pas gjermanen Gesa Krause.

Kjo ishte një tjetër garë përgatitore për atleten shqiptare, që synon rezultate të mira edhe në Lojrat Olimpike "Tokio 2020" apo kampionatin europian të Parisit, që do të zhvillohen në verë. Një tjetër vlerësim ka ardhur këtë pasdite për Gegës, që është zgjedhur nga Atletika Europiane si atletja femër më e votuar në rrjetet sociale. Luiza Gega është shpallur atletja më e mirë për muajin janar 2020, me 5862 vota në mediat sociale.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga