
Dy vite më parë Skënderbeu eleminohej në Champions për të vijuar aventurën në Europa Ligë. Dy vite më parë ishte historike ndërsa dje ishte e mrekullueshme dhe pse nuk ishte hera e parë që një skuadër shqiptare arrinte të siguronte një biletë “Euro” për në grupet e Europa Ligës.
Dy vite më parë Dinamo Zagreb i eleminonte në Champions për t’i dhënë Skënderbeut një biletë për në kompeticionin europian ndërsa dje Skënderbeu ja mori vetë Dinamos biletën nga dora për të siguruar miliona euro, të paktën gjashtë ndeshje, udhëtime, emocione e shumë luks për një skuadër që ka mësuar të sillet si e madhe.
Hera e parë ishte e bukur, e jashtëzakonshme për çfarë ofroi dhe për faktin se ishte e para, por e dyta ishte një mrekulli. E para erdhi pas dy kualifikimesh në Champions e një skualifikimi në playoff, ndërsa e dyta, dje në mbrëmje, ishte fantastike.
Katër skuadra me rradhë të eleminuara nga Skënderbeu. Fillimisht Sant Julia, më pas Kairati, Mlladen Boleslav dhe në fund Dinamo Zagreb. Skënderbeu jo vetëm që bëri histori 2 vite më parë, por mësoi t’a rishkruante atë për të treguar se arritjet në këtë klub nuk janë rastësi. /Newsport.al