Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E drejta e transmetimit dhe "CAS"-i shqiptar, zyrtari i FSHF-së argumenton: Klubeve nuk u është vjedhur asgjë, UEFA e lejon Arbitrazhin Shqiptar të Futbollit

Shkruar nga NEWSPORT
E drejta e transmetimit dhe "CAS"-i shqiptar, zyrtari i FSHF-së

Në lidhje me diskutimet e shumë çështjeve që u trajtuan në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, anëtari Komitetit Ekzekutiv Enkelejd Alibeaj u shpreh në "Pressing" se klubeve nuk "u është vjedhur" përfitimi nga e drejta e transmetimit. Sipas tij, statusi i ri thjesht saktëon në terma se kujt i takon kjo e drejtë, sepse me statusin e vjetër ajo i takon FSHF-së si organ i menaxhimit të futbollit shqiptar. Ai shtoi se ekziston mundësia që të krijohet një Gjykatë Arbitrazhi Sportiv në Shqipëri, sipas standartave të vendosura nga UEFA.

"E drejta e transmetimit - Klubeve u janë dhënë 10 ditë më parë propozimet e statusit. Nuk ka justifikim të votojnë kundër. Ata janë presidentë ekipesh. Atyre u dhemb çështja financiare.

Presidentët e klubeve janë biznesmenë, ata janë 'ujqërit' e vërtetë në terma tregtarë. Asgjë nuk ka ndryshuar. Është saktësuar termi në statusin e vjetër, që në të drejtën intelektuale i takon dhe organizatës së menaxhimit të futbollit, pra FSHF-së. Të drejtën e imazhit i takon FSHF-së.

Aktorët nuk kanë asnjë kundërshtim. Kanë dy dërguar 2-3 kundërshtime të vogla në Sekretariat. Nuk e bën më të pastër futbollin Asambleja, por ligji i sportit.

Ligji Sportit e ka parashikuar krijimin e Arbitrazhit Sportiv. Është me kusht të UEFA-s kur do të krijohet , kur të plotësohen 2 kushte: të ketë paanësi dhe të jetë jashtë tutelës politike.

Në raportet shtet-futboll shteti është larguar nuk ka kontribut. Nuk ka nevojë për 'vetting' për sportin kru investojnë privatët dhe shteti është larguar",
u shpreh Alibeaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga