Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“E dinte vetëm Hakimi”, trajneri i PSG-së zbulon firmën e Mbappe-së: E mora vesh 30 minuta para zyrtarizimit

Shkruar nga NEWSPORT
“E dinte vetëm Hakimi”, trajneri i PSG-së zbulon

Mauricio Pochetino ka folur për rinovimin e Kylian Mbappesë me Paris Saint Germain. Trajneri i njohur ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të vendimit të francezit.

Përkundrazi, thekson se e ka mësuar se Mbappe do të qëndrojë vetëm 30 minuta para zyrtarizimit. Në një prononcim të dhënë për radion spanjolle “El Partidazo de Cope” ai ka thënë:

 “Nuk u befasova nga vendimi i Mbappes. Ne ishim të sigurt se ai nuk e kishte marrë vendimin dhe se do të ishte në momentin e fundit. E gjithë dhoma e zhveshjes së PSG -së e mori vesh vendimin e Mbappes gjysmë ore më parë. Vetëm Achraf Hakimi e dinte paraprakisht. Zyrtarisht e mora vesh rinovimin e Mbappes gjysmë ore më parë. Edhe duke qenë pranë tij nuk e dinim vendimin përfundimtar. Më tha presidenti.

Real Madrid? Natyrisht, është një zhgënjim për Real Madridin që nuk ka nënshkruar me Mbappe. Unë nuk do të jap mendimin tim. Vendimet janë vendime. Për klubin, njerëzit, ligën franceze, është diçka që do të përfitojnë të gjithë”, u shpreh trajneri i PSG-së.

Tags:

BOTA Ligue 1

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga