Trishtuese, nga dita e sotme vendit tonë do t'i mungojë një sportiste. Qitja është një nga sportet e vendit tonë që pjesëmarrësit mund të numërohen me gishtat e duarve, ndërsa aksidenti i ndodhur në afërsi të ish-stacionit të trenit në Tiranë i ka marrë jetën Dhurata Doku (Prifiti), ish-qitësja e klubit sportiv Studenti.
Për herë të fundit ajo kishte zënë vendin e tretë, medalje bronzi, në garimet e datës 26 prill në stilin e qitjes me pushkë. 37-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve, ndërsa plagët e marra në aksidentin e sotëm kanë bërë që ajo të ndërrojë jetë në spital.
[caption id="attachment_16270" align="aligncenter" width="720"] Dhurata Doku dhe bashkëshorti[/caption]
Poll