Paige Spiranac është përjashtuar nga turneu i golfit. Në Kampionatin Amerikan që do të zhvillohet këtë vit më 12-16 korrik, në Liqenin Tahoe në Nevada 30-vjeçarja ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë pasi nuk është ftuar.
Këtë gjë e ka treguar vetë Sprianac nëpërmjet një Story në Instagram. Ajo ka hedhur një foto të vitit 2022 ku ka nënvizuar se të gjithë po më pyesin nëse do të jem në Turneun e të famëshmve në Tahoe.
“Për fat të keq nuk u ftova këtë herë. Më kanë thënë se nuk po i kushtoj vëmendje të mjaftueshme në rrjetet sociale. Me sa duket, katër milionë folloëers nuk janë të mjaftueshëm haha. Sa keq që më mungon. Shpresoj që të gjithë të kaloni kohën më të mirë atje”, ka thënë Spiranac.
Poll