Skuadra e Gjakovës në kampionatin e futbollit të Kosovës do të ketë së shpejti një stadium të ri. Financimi i përbashkët i qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Gjakovës bëri të mundur nisjen e punimeve për impiantin e ri të futbollit. Lajmi është dhënë nga klubi gjakovar në faqen e tij në "Facebook".
"Gjakova falë Qeverisë Haradinaj dhe qeverisë lokale, pikërishtë falë kryetarit Ardian Gjini u arrit ky investim kapital i kërkuar prej kohësh për infrastrukturën sportive në komunë pikërisht futbollin, ku shumë shpejt do fillojnë punimet në stadiumin e ri të qytetit ku mbas përfundimit të stadiumit, Konkretisht klubet e qytetit Gjakovës do të kenë një stadium me standarde evropiane.
Dhe njëherësh edhe cilësia e futbollit, po edhe e vetë futbollistëve do të rritet në këtë anë të Rrafshit të Dukagjinit, ku dihet fort mirë se nga ky qytet kanë dalë emra të mëdhenj të futbollit kosovar po edhe të atij kombëtarë.
Po ashtu ju krijohen kushte komode të gjitha klubeve të qytetit Gjakovës që bëjnë gara ne te gjitha ligat e Kosovës.
Faleminderit Kryeministër Haradinaj
Faliminderit Kryetari Gjini."