
Federata Angleze e Futbollit është gati të shesë stadiumin "Wembley". Sipas independent, qeveria e futbollit anglez ka marrë një ofertë të çmendur prej 800 milionë paundësh. Miliarderi amerikan Shaid Khan, që është pronar i klubit të Fulham ka paraqitur ofertën me shifra të frikshme. Një zëdhënës i Federatës Angleze ka deklaruar: "Ne konfirmojmë që drejtuesit e Federatës kanë marrë një ofertë për Wembley-in nga Shahid Khan".
Për Khan flitet se ka një pasuri prej 5.2 bilionë paundësh dhe është i fiksuar pas futbollit amerikan. Kujtojmë që këtë vit, stadiumi i "Wembley"-it është përdorur nga Tottenham, ndërsa tashmë gjasat janë që ai të shitet te miliarderi amerikan. Nuk do të ishte çudi nëse ai do të shndërronte këtë impiant, në ambient për futbollin amerikan.