
Majlinda Kelmendi është rikthyer në krye të klasifikimit, në renditjen e xhudistëve më të mira në botë. Vajza nga Peja, mban vendin e parë në renditjen e IJF të xhudistëve deri në 52 kilogramë. Ky sukses erdhi pasi ajo mposhti Distria Krasniqin në garën e fundit që u mbajt në Budapest. Në anën tjetër humbja e Distrias nga Kelmendi ka bërë që xhudistja kosovare të humbasë tri pozicione në rënditje, duke kaluar nga vendi i 19-të e në vendin e 22-të.
[gallery columns="1" size="full" ids="10323"]
Poll