
Një deklaratë e bujshme ka ardhur nga Anglia ku kampioni i botës me Francën, Frank Leboeuf ka lëshuar një frazë kundër mbrojtësi të kombëtares së Anglisë dhe Liverpool Trent Alexander Arnold. Ai e etiketon mbrojtësin si një lojtar në nivelin e Championship (kategoria e parë në Angli).
Kjo ka bërë një bujë të madhe pasi Arnold shihet si një lojtar kyç në lojën e teknikut gjerman të Liverpool, Jurgen Kloop. Leboeuf shprehet: “Shikoni Trent Alexander Arnold. E dua atë djal për cilësitë e tij ofensive. Në mbrojtje, ai është i nivelit të Championship. Vetëm sistemi i Jurgen Klopp i përshtatet atij. Nuk po funksionon aq mirë këtë sezon dhe gjithçka që shihni janë mangësitë e tij në mbrojtje”.
Poll