
Luka Modriç ka refuzuar kontratë e re me Real Madridin duke konfirmuar edhe një dëshirën e tij për tu larguar nga "Santiago Bernabeu". Fituesi i "Topit të Artë" ka kërkuar të ndryshojë ambjent dhe në merkaton e verës u kërkua nga Interi, por në fund ishte presidenti Perez ai që bllokoi transferimin.
Skuadra madrilene i ka ofruar një kontratë të re kroatit për të qendruar edhe për disa sezone në Madrit, por sipas asaj që raporton gazeta "AS" Modriç ka refuzuar rinovimin. Interi po vëzhgon me kujdes situatën e mesfushorit dhe në merkaton e verës pritet të hidhet sërish në sulm për të bindur lojtarin të transferohet në Seria A. Zikaltërit i kanë ofruar lojtarit një kontratë me pagë 10 milionë euro në sezon.