
Luka Modriç është përfolur shumë në merkaton e verës, sikur do të bashkohej me Interin, mirëpo diçka e tillë nuk ndodhi. Megjithatë zikaltërit kanë të drejtë të vazhdojnë të besojnë në këtë lajm, pasi ditën e sotme "Sport Mediaset" raporton se lojtari tashmë ka shprehur hapur dëshirën e tij për t'u transferuar te 18 herë kampionët e Italisë.
Gjithçka do të vendoset në merkaton e janarit. Kujtojmë që në këtë sezon, deri më tani Modriç me Real Madrid e ka nisur nga stoli dhe është inkuadruar në fushën e lojës vetëm në pjesën e dytë. Ndoshta trajneri Julen Lopetegui mund ta bëjë diçka të tillë që lojtari të arrijë formën e tij maksimale, por kjo ide bie poshtë, pasi mbrëmjen e djeshme mesfushori në ndeshjen e Nations League ku Kroacia luajti me Spanjën, 32 vjeçari ishte në formacion që nga minuta e parë.
Kjo mund të thotë se në kampin madrilen mund të ketë diçka që nuk shkon dhe gjeniu i mesfushës dëshiron ta mbyll aventurën e tij në Madrid dhe të bashkohet me zikaltërit. Gjithsesi për të parë diçka më konkrete, duhet të presim ditët në vijim.