Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

E BUJSHME/ Jasir Asani bashkohet me Myrto Uzunin në Spanjë

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Jasir Asani bashkohet me Myrto Uzunin në Spanjë

Jasir Asani është në qendër të vëmendjes pas paraqitjeve të mrekullueshme me kombëtaren e Shqipërisë. Mëngjërashi pritet të largohet nga Korea e Jugut në merkaton e dimrit, ndërsa shumë klube janë vënë në ndjekje të tij. Vetë ai nuk ka preferuar të japë emra konkretë.

Por, së fundmi është gazetari Arlind Sadiku që ka zbuluar një nga ekipet që ka shfaqur interes për të. Bëhet fjalë për Celta Vigon, klubin spanjoll që është pjesë e La Liga-s.

Spanjollët e duan mëngjërashin me çdo kusht në skuadër, megjithatë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim. Gjithashtu raportohet se oferta në drejtim të tij ka edhe nga Italia, Gjermania dhe Arabia Saudite.

Kujtojmë që në Spanjë luan edhe Myrto Uzuni, i cili është pjesë e Granada-s po në La Liga. Zhvillime të reja priten në orët në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga