
Zinedin Zidane mund të marrë drejtimin e PSG-së që në këtë sezon. Trajneri francez pas largimit nga Real Madrid është pa skuadër dhe është në pritje të ofertave të duhura. “Le Parasien”, bën me dije se drejtuesit e PSG-së prej disa javësh kanë nisur kontaktet me Zidane dhe ishte programuar si trajner i skuadrës për sezonin e ri.
Humbja nga Man City, por edhe dëshira e Pochettino për të drjetuar Man United ka bërë që PSG-ja të përshpejtojë negociatat me Zidane. Në ditët në vijim, skuadra franceze pritet të largojë Pochettinon dhe të zyrtarizojë në stol, Zinedin Zidane.
Poll