
I bujshëm lajmi që vjen nga Brazili. Ish-mesfushori i njohur brazilian ka zbuluar se Jose Mourinho do të ulet në krye të Brazilit. Carlos Alberto që ka qenënjë lojtar i portugezit ka theksuar se pikërisht ish-trajneri i tij do të jetë timonieri i ri i “Seleçaos”.
“Nuk duhet ta them, por do të jap një informacion. Jose Mourinho mund të jetë trajneri i ri i Brazilit. Nuk mund ta them se nga vjen ky informacion, por ai më ka kërkuar të mbuloj rolin e asistentit të tij. Nëse Tite do të zëvendësohet nga një trajner i huaj, ai do të jetë Mourinho ose Guardiola. Mourinho është një lider dhe aspak arrogant, pavarësisht se çfarë shohin njerëzit nga jashtë.
Kur ishim te Porto ai i kushtonte shumë rëndësi nevojave të futbollistëve. Një herë në javë ai na mblidhte së bashku me familjen për të kuptuar nëse ne kishim ndonjë problem në familje. Ai shqetësohej për të gjithë”, ka deklaruar Alberto.