
Mbrëmjen e djeshme është bërë zyrtare që Bushiç është larguar nga Flamurtari dhe është lojtari më i ri i Teutës. Në Vlorë kanë probleme me pagesat dhe skuadra rrezikon të shpërbëhet, pasi lojtarët po shohin të shkojnë në skuadra të tjera.
Në këto kushte, e njëjta situatë është edhe për mbrojtësin e djathtë Goran Siljanovski, i cili aktualisht përfiton 4 mijë euro në muaj në Vlorë, por rrogat e pa dhëna ka bërë që ai dhe drejtuesit e klubit ta përfundojnë kontratën e tyre.
Në këto kushte, 28 vjeçari mund të bashkohet me Partizanin, pasi do të ishte një përforcim shumë i mirë në krahun e djathtë të prapavijës, aty ku të kuqtë kanë shfaqur jo pak probleme. GJithsesi mbetet për t'u parë në ditët ne vijim, pasi merkatoja ende nuk është mbyllur dhe të shohim nëse në këto ditë të fundit do të kemi ndonjë lëvizje të bujshme.