
Qendërmbrojtësi i talentuar holandes Matthijs de Ligt nuk pritet të transferohet te Barcelona. Futbollisti holandez në një intervistë të fundit konsideroi si modelin e tij në karrierë superyllin e bardhezinjve Cristiano Ronaldon. Ky mesazh i ka lënë të shokuar klubin katalanas, të cilët po investonin shumë për të sjellë në "Camp Nou" 19-vjeçarin e Ajaxit.
Në mes të kësaj gare ka hyrë dhe Bayern Munich, i cili ka një interes të madh për lojtarin e ri.
Pavarësisht moshës shumë të re, kostoja e de Ligt në tregun e merkatos llogaritet të jetë 50 milionë €, por duke parë interesimin e madh që kanë klubet e mëdha të futbollit botëror, shifra e tij mund të arrijë vlerë stratosferike.
Poll