
Rikthehen përsëri skandalet e trukimeve në futboll por kësaj rradhe me përmase shumë të mëdha. UEFA ka dënuar klubin e Shakhtyor Soligorsk dhe Energetik BGU Minsk për trukime ndeshjesh. Dy klubet janë kampionë dhe nënkampionë në kampionatin e Bjellorusisë. Një dënim me përmasa si ato të Skënderbeut është marrë për të dy klubet.
Shkahtyorit ku aktivizohen ehde shqiptarët Valon Ahmedi dhe Ardit Krymi u është hequr titulli kampion i fituar në sezonin 2020-2021 dhe nuk do të luajë në kompeticionet europiane. Gjithashtu, i janë zbritur 30 pikë nga sezoni aktual dhe 20 nga ai i ardhshmi.
Në shënjestër të të njëjtave akuza ishte edhe skuadra e vendit të dytë, FC Energetik-BGU Minsk, e cila u ndëshkua me 20 pikë këtë sezon dhe 10 në sezonin e ardhshëm. Raportohet se drejtori sportiv i Shakhtjor, Vladimir Nideragus, i akuzuar për ryshfet të disa skuadrave, është i arrestuar, rusi është shpallur persona non grata në Bjellorusi dhe mund të deportohet.