
Arabia Saudite po tërheq çdo ditë e më shumë interesin e futbollistëve. Pagat e larta që u afrohen futbollistëve i “tundojnë” këto të fundit. Emri i fundit që i shtohet listës është Karim Benzema. Sulmuesi francez raportohet se do të largohet nga Real Madrid dhe është shumë afër kalimit te Al Ittihad.
Lajm i bujshëm ky që vjen nga Spanja, teksa theksohet se Benzema është një hap larg transferimit në Arabinë Saudite. Marrëveshja, raportohet se është pothuajse e mbyllur dhe francezi do të marrë një pagë prej 100 milionë euro në vit nëse do të bashkohet me kundërshtarët e Cristiano Ronaldos, njëkohësisht kampionët e këtij sezoni në Arabinë Saudite.
Kontrata e Benzema me Realin përfundon më 30 qershor, gjë që e bën sulmuesin të largohet nga madrilenët me parametra zero pas 14 vitesh.