E ardhmja në dyshim. Lewis Hamilton, i cili garon me Mercedes, nuk është i sigurtë për të ardhmen e tij. Në një intervistë pas triumfit të Çmimin të Madh të Spanjës, theksoi se nuk do nxitohet.
“Ne nuk duam të nxitojmë asgjë, por mendoj se duhet të jemi të arsyeshëm dhe të bëjmë biseda.Do të ishte mirë të kishim rregulluar diçka të mirë para pushimit në mënyrë që të kemi një pamje të qartë të së ardhmes” – tha ai.