Myrto Uzuni dhe Uarda Hyseni janë një nga çiftet më të përfolura të shoë bizzit. Ndërsa ylli i kombëtares shqiptare po shkëlqen me Granadan në Spanjë, e fejuara e tij ka ndezur rrjetin me fotot e shpërndara së fundmi në Instagramin e vet.
Uarda shfaqet bashkë me beratasin, teksa qëndron e shtrirë mbi prehrin e tij. Të dy më të dashuruar se kurrë, kurse Uzuni nuk “kursen” fanelën e ekipit spanjoll as në anije në këto ditë të nxehta vere.
Kujtojmë që Uzuni është në qendër të vëmendjes, teksa në këtë sesion merkato vere pritet lëvizje e rëndësishme për karrierën e tij futbollistike. Mbetet të shihet nëse do të qëndrojë në La Liga apo do të preferojë tjetër skuadër.
[caption id="attachment_699994" align="alignnone" width="1024"] Postimi i Uardës[/caption]