
Chelsea u mund sërish këtë fundjavë nga Tottenham me rezultatin 2-0. Blutë e Londrës e shohin veten gjithnjë e më larg zonës europiane. Nga ana tjetër ata e shohin veten me një këmbë jashtë Champions League, pas humbjes në ndeshjen e parë me Dortmund.
Për 2023 Chelsea ka marrë vetëm një fitore duke u mundur gjahstë herë dhe duke barazuar katër herë. Shpenzimet prej 330 milionë euro në janar nuk duken se po sjellin fryt në rezultate. Kjo situatë ka bërë që klubi të mendojë për një trajner të ri.
Tekniku aktual Graham Potter nuk ka qenë në gjendje të sjell ndryshim. Orët e fundit është përfolur për një trajner të ri në drejtimin e bluve dhe flitet pikërisht për Mauricio Pochetino. Ish trajneri i Tottenham dhe PSG shihet si kandidati ideal për kapërcimin e kësaj situate tek Chelsea.
AI ka një eksperiencë të gjatë në Angli me rivalët e Tottenham dhe me ta arriti në finalen e Champions League në vitin 2019. Gjithashtu Pochetino ka një përvojë në menaxhimin e lojtarëve të mëdhenj si Mbappe, Messi, neymar, Kane apo Son.