E ardhmja e Paul Pogba është në dyshim. Lojtari i Manchester United lidhet shumë me një largim nga “Djajtë e Kuq”, por deri më tani asgjë nuk ka konkrete. Mesfushori ka dhënë një intervistë para nisjes së Europianit, ku një temë e nxehtë për të cilën u pyet, ishte edhe ajo e të ardhmes. Pogba shprehet se për momentin është fokusuar te Europiani dhe sa i përket kalimit të PSG-së, thotë se nuk e ka numrin e Al Khelaifit (President i PSG).
” Më mbetet një vit kontratë, e dinë të gjithë. Nuk kam ende një propozim konkret për rinovimin me Manchester United. Tani mendimet e mia janë te Euro 2020, jam i përqëndruar vetëm te kjo dhe te e tashmja. Kam një agjent që merret me gjithë të tjerat dhe nuk e kam numrin e Al-Khelaifit.Të vetmet tensione që janë këtu, janë në shpinë, në këmbë dhe për këto gjëra kemi fizioterapistët. Sinqerisht, si pjesë e dhomave të zhveshjes, si i brendshëm mund të them që s’ka asgjë. Atmosfera është shumë e bukur për të gjithë ne, mes Giroud dhe Mbappe nuk ka ndodhur asgjë. Ajo që tha Olivier është kuptuar keq. Kylian është i fortë, shënon dhe jep shumë asiste. Është shumë altruist, luan për skuadrën. Do të ishte më mirë nëse do të mbronte më shumë. Unë këtu nuk ndiej ndonjë tension, asgjë prej gjëje” – tha ai.