
Mbrojtësi me origjinë shqiptare Shkodran Mustafi është ende në pikëpyetje për të ardhmen e tij tek klubi i Arsenal. Mustafi ishte një nga futbollistët më pak të pëlqyer në Londër nga tifozët e "Topçinjve" kjo për shkak të rezultateve negative të skuadrës dhe mbrojtja shumë e dobët. Megjithatë deri më tani Mustafi nuk ka lëvizur nga Arsenal dhe e ardhmja e tij ngelet ende e zymtë.
Trajneri i ri i Arsenal, Mikel Arteta në intervistën e dhënë sot për mediat foli dhe për situatën e Shkodranit. Në fjalën e tij tekniku spanjoll foli me nota pozitive për Mustafin. Ashtu si dhe me Xhakën, Arteta dëshiron qëndrimin e tij por me një kusht që të japi maksimumin.
"Ne nuk kemi folur rreth tij, por unë e kam njohur atë që nga Everton dhe e di se çfarë mund të japë. E gjitha varet nga ai, si dhe të gjithë të tjerët. Lojtarët më tregojnë se çfarë duan, më tregojnë dëshirën që kanë dhe mundësitë e tyre. Nëse nuk e bëjnë një javë e bëjnë tjetrën", ka thënë Arteta.