Ivan Perisic është huazuar nga Interi te Bayern Munchen deri në fund të sezonit me të drejt blerje nga kampionët e Gjermanisë. Sulmuesi kroat po bën një sezon të mirë në Bundesligë dhe tashmë ka marrë vendim për të ardhmen e tij. Sipas mediave gjermane, Perisic nuk dëshiron të rikthehet te Interi në fund të sezonit, por do të qendrojë te Bayern Munchen.
Një gjë të tillë lojtari ia ka bërë të ditur edhe drejtuesve të klubit kampion dhe do të bëj gjithçka që të qendrojë në “Alianz Arena”. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Bayern do të aktivizojhë të drejtën e blerjes së sulmuesit në fund të sezonit.