
Juventus do përballet me Udinesen të shtunën, në sfidën për Serie A. Trajneri i bardhezinjve, Allegri po mendon për formacionin zyrtar. Nga minuta e parë pritet ta nisë Morata. Sulmuesi spanjoll do ketë mbështetjen e Dybala. Në mesfushë ka emra me peshë shumë të madhe si Bentancur apo Locatelli. Në mbrojtje është De Ligt dhe Rugani.
Juventus renditet në vendin e pestë, ku ka grumbulluar 38 pikë. Në krahun tjetër, Udinese është e 14-ta me 20 pikë. Për Serie A nesër luhen edhe takime të tjera.
JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Rugani, Pellegrini; Bernardeschi, Bentancur, Locatelli, Rabiot; Dybala, Morata.
Poll