Mesa duket Super Ligës Kineze mund t'i shtohen së shpejti dhe 2 lojtarë të tjera nga Premier Liga Angleze.
Kështu pra shefi i Hebei Fortune, ka vendosur të zgjidhe qesen duke menduar për të marrë shërbimet e dy mesfushorëve siç janë Silva dhe Nasri. Por besohet se Silva nuk dëshiron të largohet nga City.
Më parë ai është shprehur se ndihet i lumtur që do t'i luajë nën drejtimin e Pep Guardiolës, dy vitet e mbetur në kontratën e tij. Por rasti i francezit Nasri, i huazuar në gjigantin spanjoll Sevilla, mendohet të jetë i hapur për bisedime mbi një kalim në Kinë. Ish tekniku i City-t Manuel Pellegrini i cili ka patur mundësinë që të drejtojë të dy këta talente, i kërkon patjetër në skuadër në verën e ardhsme.
Mbetet për t'u parë nëse dy futbollistët do të vihen sërish nën urdhrat e ish trajnerit të tyre.