
Një raport i publikuar këtë javë nga CIES, Observatori i Futbollit Botëror, ka raportuar se 31 kampionatet dhe federatat e anëtarësuara në UEFA, furnizohen nga vetëm dy vende, që janë Brazili dhe Franca.
Plot 469 futbollistë brazilianë luajnë në 31 ligat europiane, duke qëndruar dhe më lart se Franca e vendit të dytë, e cila ka nxjerrë plot 312 futbollistë në kampionatet e UEFA-s.
Spanja renditet në vendin e tretë me vetë 201 futbollistë, ndërsa në vendin e katërt pozicionohet Serbia, dhe kjo listë mbyllet nga Argjntina.
Aktualisht Franca ka më shumë lojtarë të federuar në Top 5, pasi janë saktësisht 116 në ligat kryesore.
Poll