
Skënderbeu – Teuta dhe Vllaznia – Laçi janë dy sfidat e fundit që do të mbyllin javën e 13-të të Superiores. Në Korçë e Shkodër luhen duele interesante ku të 4-të skuadrat luftojnë për 3 pikë.
Sektori i Arbitrave pranë FSHF-së ka emëruar edhe ekipet gjykuese të dy ndeshjeve. Në Korçë drejtësinë e vendos Olsid Ferataj ndërsa në ‘Loro Boriçi’, Klodian Shahini është bilbili kryesor. Më poshtë mësoni ekipet e arbitrave në dy sfidat:
Skënderbeu – Teuta:
Arbitër kryesor: Olsid Ferataj
Asistent 1: Egin Doda
Asistent 2: Endri Mehmetaj
I katërt: Erjon Bylykbashi
Vllaznia – Laçi
Arbitër kryesor: Klodian Shahini
Asistent 1: Fatmir Lama
Asistent 2: Renato Malaj
I katërt: Ermis Çelaj
VAR: Juxhin Xhaja
AVAR: Ani Koçiaj
Poll