Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Dy rekorde kombëtare nga sportistja shqiptare, dedikimi emocionues: Sikur të ishe gjallë

Shkruar nga NEWSPORT

Nikol Merizaj ka vendosur dy rekorde të reja kombëtare. Në turneun “Acropolis Sëim Open”, notarja shqiptare ka shënuar sërish emrin në garat 50 metër stil i lirë si dhe 50 metër delfin.

Është vetë sportistja jonë që përmes një postimi në rrjetet sociale bën edhe dedikimin e ndjerë për gjyshin që fatkeqësisht nuk jeton më. Në “Facebook”-un e saj, ajo shkruan:

“Sukses pas suksesi! 13-15 maj, Acropolis Sëim Open, një garë tepër e vështirë me pjesëmarrjen e 15 shteteve mbaroi me sukses! 2 rekorde të reja kombëtare u vendosën nga unë në garat 50 metër stil i lirë 26.06 dhe 50 metër delfin, 27.7 metër. Sot, 16 maj ditëlindja e gjyshit tim, mjekut Esat Pashaj, i cili humbi jetën në detyrë për shkak të COVID 19.

Gjëja e parë që do të bëja ishte ta merrja në telefon, ta uroja e t’i bëja surprizë këto rekorde. E imagjinoj fytyrën e tij të qeshur duke më thënë sa i lumtur është. Sot në mungesë të tij çdo rekord dhe sukses i imi është dedikuar për të. Gjyshi, ëngjëlli im gëzuar ditëlindjen. Faleminderit për forcën që më jep!"

Postimi i Merizajt
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga