Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

“Duhet t’i vëmë në vështirësi”, Pioli flet përpara sfidës: Lojtarët e mi duhet të jenë deçiziv

Shkruar nga NEWSPORT
“Duhet t’i vëmë në vështirësi”, Pioli

Stefano Pioli ka bërë deklaratën për shtyp përpara sfidës së nesërme kundër Tottenham. Tekniku është shprehur optimist për ndeshjen duke u shprehur se ekipi i tij nuk duhet të frikësohet por duhet të sulmojë. Pioli i ka kërkuar ekipit vullnetin e duhur, shpirtin e fortë dhe dëshirën e madhe për të bërë mirë nesër.

I pyetur për Bennacer, Pioli u shpreh se: “Ai nuk është 100% gati, kështu që nuk mund të rrezikoj një lojtar që ka një problem muskular. Ekipi është mirë dhë gati.

Kundërshtari? Ata janë ekip i fortë, mundën Manchester City para një jave. E dijmë që janë skuadër e fortë, me një trajner me shumë eksperiencë, i cili na njeh mirë, kështu që jemi përgatitur mirë për performancën më të mirë të mundshme. Champions League kërkon nivel të lartë.

Ekipi dhe forma e re? Kemi një skuadër proaktive, e cila kërkon të sulmoj kur e ka mundësinë ta bëjë. Duam t’i vëmë kundërshtarët në vështirësi dhe të gjejmë sa më shumë zgjidhje të jetë e mundur.

Çfarë duhet të përmirësohet? Janë tre gjëra karakteristike në Champions League që nuk duhet kaluar poshtë tyre: hapësira e lojës, cilësia e zgjedhjeve dhe cilësia teknike dhe ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën.

Giroud dhe ekipi? Unë i besoj plotësisht të gjithë lojtarëve të mi. Ata duhet të mendojnë që të jenë deçiziv në një ndeshje kaq të rëndësishme. Nuk duhet të harrojmë që kjo ndeshje do të luhet 180 minuta. Ndeshje e së nesërmes do të jetë shumë e rëndësishme.

Çerekfinalet? Do të bëjmë gjithçka që t’i arrijmë ato”, ka përfunduar Pioli.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga