Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Dueli i kthimit kundër Atleticos, ish-ylli i JUVENTUSIT motivon bardhezinjtë: Besoni deri në fund ose bëhuni gati për ...

Shkruar nga NEWSPORT
Dueli i kthimit kundër Atleticos, ish-ylli i JUVENTUSIT motivon

Juventus luan mbrëmjen e sotme ndoshta duelin e sezonit. Bardhezinjtë nisën në disavantazh të dy golave ndaj Atleticos së Madridit dhe kalimi në çerekfinale është një objektiv tepër i vështirë për të besuarit e Massimiliano Allegrit.

Në Torino besojnë te përmbysje, dhe për të rritur më tepër optimizmin te skuadra e Seria A ka menduar edhe ish-ylli i tyre, Patrice Evra. Përmes një video në rrjetet sociale, francezi i ka bërë thirrje tifozëve që të mbështesin skuadrën deri në sekondën e fundit dhe kush nuk beson të përmbysja le të shkojë në shtat herët.

"Do të jem atje me sonte, me zemër dhe me pozitivitet.  Ata që nuk besojnë, nuk luajnë. Tifozi i cili thotë 'por', mos ta shikojë ndeshjen. Shkoni në shtrat herët. Po luajmë për "Zonjën e Vjetër". Ju lutem, unë besoj. Ejani te Juve, deri në fund. Shkojmë!"-thotë Evra në videon e bërë tashmë virale.

Kjo mund t'i japë një tjetër shtysë skuadrës së Allegrit, që në takimin e parë të fazës së 1/8-ave u mposht pastër 2-0 nga Atletico Madrid.




Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga