Kategoria e Parë e futbollit do zhvillojë sot tetë ndeshjet e javës së 28-të. Me Bylisin që ka siguruar ngjitjen në Superligë por ende jo titullin e së Parës, gara do jetë për skuadrën e dytë që do ngjitet në Superligë.
Erzeni i vendit të dytë pret Besën dhe në rast të tri pikëve, shijakasit pas gati dy dekadash do ngjiteshin në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar. Bylis luan në transfertë me Tomorin, teksa beratasit kërkojnë një vend në zonën play-off. Korabi ka një transfertë të lehtë në Peqin, me Shkumbinin që është rrëzuar një kategori më poshtë.
Në sfidat e tjera, Pogradeci luan në Korçë me Maliqin, Apolonia me Burrelin dhe Lushnja me Vorën në transfertë. Kujtojmë se veç Shkumbini, edhe Vora dhe Maliqi kanë rënë zyrtarisht në të Dytën. Butrinti ka një sfidë jetike kundër Besëlidhjes.
Kategoria e Parë, sot 15:00:
Erzeni – Besa
Butrinti – Besëlidhja
Tomori – Bylis
Tërbuni – Turbina
Maliqi – Pogradeci
Shkumbini – Korabi
Apolonia – Burreli
Vora – Lushnja
