Manchester City do të diskutojë një kontratë të re me Erling Haaland, e cila do të ishte një goditje për planet e ardhshme të Real Madrid. Madrilenët janë lidhur prej kohësh me sulmuesin norvegjez, që kur lojtari ishte në Dortmund, por më pas ai u transferua në Angli për 65 milionë euro.
23-vjeçari shkëlqeu në sezonin debutues duke shënuar 52 gola në të gjitha garat, ndërsa ai frymëzoi Cityn për fitimin e tripletës: Premier League, FA Cup dhe Champions League. Haaland ka ende 4 vite kontratë, por Daily Mail raporton se City është i etur për t'i zgjatur këto kushte me të paktën 12 muaj të tjerë.
‘Qytetarët’ duan të largojnë hijet e Real Madrid që është gati të bëjë një lëvizje me përmasa gjigante në merkaton e verës së ardshme dhe Erling Haaland dhe Kylian Mbappe janë dy emrat në shënjestrën e Los Blancos.