Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Dritë në fund të tunelit për Etrit BERISHËN, kapiteni i Kombëtares pranë gjigantit turk

Shkruar nga NEWSPORT
Dritë në fund të tunelit për Etrit BERISHËN, kapiteni i

Marrëdhënia e Etrit Berishës me Torinon është totalisht e thyer me portierin e Kobmëtares që është përplasur në stërvitje me trajnerin Juric dhe është përjashtuar nga skuadra, sipas Tuttosport. Minutat e pakta kanë bërë që gardiani kuqezi të kërkojë largimin por në merkaton e janarit nuk u arrit kjo gjë.

Edhe Torino kërkon të ndajë rrugët pasi portieri ka një rrogë të majme prej 800 mijë eurosh. Dje ishte dita e fundit e merkatos në Turqi dhe Berisha kishte interes nga Galatasaray për të zëvëndësuar Musleran e dëmtuar, raporton DAZN.

Mirëpo, tërmeti pezulloi gjithcka dhe lëvizja nuk u arrit. Së fundmi, FIFA, duke parë edhe situatën në Turqi ka vendosur të shtyjë mbylljen e merkatos de kështu lind sërish mundësia për bashkimin e Berishës me gjignatin turk, aty ku do të gjejë një ekip plot yje dhe një tjetër shqiptar, Milot Rashicën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga